ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një zjarr i rënë në një grumbull mbetjesh në lagjen e Spitalit në Lezhë ka dalë jashtë kontrollit, duke u

Lezha u përfshi nga flakët pasditen e sotme në lagjen e Spitalit, ku një grumbull mbetjesh mori zjarr papritur. Flakët u shtrinë shpejt te një zonë e mbuluar me ferra dhe me pemëtari, duke marrë përmasa të pakontrolluara.
Situata u bë e rrezikshme për banorët, pasi zjarri iu afrua ndjeshëm shtëpive në afërsi të zonës ku kishte nisur. Ekipet zjarrfikëse arritën pa humbur kohë në vendngjarje dhe ndërhynë menjëherë për të shuar flakët. Pas punës intensive në terren vatra u vu nën kontroll dhe u shmang përhapja e mëtejshme e saj.
Shkaku që ndezi grumbullin e mbetjeve mbetet ende i paqartë dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje deri tani.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.