ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 e nisi me fitore aventurën e saj në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, duke mposhtur me përmbysje Qipron me rezultatin 2-1. Në një ndeshje mjaft të luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, në fund ishte ekipi kuqezi që festoi fitoren e par

**Euro U-19 për vajza, Shqipëria hap kualifikueset me përmbysje 2-1 ndaj Qipros**
Vajzat e Shqipërisë U-19 e nisën mbarë rrugëtimin në raundin e parë kualifikues të Kampionatit Europian. Në ndeshjen e parë të Grupit B1, kuqezinjtë fituan 2-1 ndaj Qipros, duke e kthyer rezultatin pasi kishin mbetur mbrapa në rezultat.
Trajnerja Daniela Kodra e nisi takimin me këtë formacion: Reshiti, Sherifi, Rushaj, Kadiolli, Bajramaj, Demiraj, Bekteshi, Malaj, Reçi, Osmani, Nuha. Gjatë pjesës së dytë u aktivizuan edhe Hysa, Kaçorri dhe Alushaj.
45 minutat e para u zhvilluan në ekuilibër, por Shqipëria ishte skuadra që kërkoi më shumë. Në minutën e 27-të, Osmani goditi traversën. Fati nuk qe me kuqezinjtë, ndërsa Qiproja shfrytëzoi rastin e saj të parë për të kaluar në avantazh. Petkovski e çoi topin në rrjetë pas një rikthimi brenda zonës.
Përgjigja e vajzave kuqezi erdhi para pushimit. Demiraj shënoi pas këndit të harkuar nga Kadiolli dhe dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultat të barabartë.
Edhe pjesa e dytë ndoqi të njëjtin ritëm. Shqipëria vazhdoi të kërkonte golin, ndërsa Qiproja e pati të vështirë të gjente hapësira. Në minutën e 53-të, Osmani realizoi golin e përmbysjes dhe ndezi festën në stolin kuqezi.
Deri në fishkëllimën e fundit, kuqezinjtë e administruan mirë avantazhin. Qiproja nuk arriti të krijojë raste të rrezikshme për shënim.
Me tri pikë të rëndësishme, Shqipëria e hedh tashmë kandidaturën për të kaluar në raundin e dytë drejt kampionatit europian. Ndeshja e radhës luhet të hënën, përballë Moldavisë, sërish në “Shtëpinë e Futbollit”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.