ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti. Sipas

Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti.
Sipas policisë, autor është 48-vjeçari shqiptar Ilian Kola, ndërsa mësohet se ai kishte njohje me viktimën dhe herë pas here e vizitonte atë në banesë, ku kryente ndonjë punë ose shërbim për të marrë në këmbim shuma të vogla parash.
Top Channel informon se dyshohet se shkaku i vrasjes është grabitja, pasi autori kishte gjendje të mirë ekonomike dhe në banesën e tij pas ngjarjes mungonin para dhe sende me vlerë.
I gjetur pa rrugëdalje pasi në banesë u gjetën shenjat e tij të gishtave dhe material biologjik, autori u tha policëve se nuk mbante mënd se çfarë kishte ndodhur pasi ishte nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes.
Autori i dyshuar Ilian Kola, është ndaluar mbi 20 herë në polici që nga viti 2019 e deri tani pasi është autor i dhjetëra vjedhjeve dhe krimeve që kanë të bëjnë me sigurimin e parave për blerje narkotikësh.
Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta lërë në burg pa afat deri në gjykimin e çështjes.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.