ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në Kavajë janë zbardhur nga Policia, ndërsa në pranga ka rënë një

Policia ka zbardhur pesë vjedhje të kryera gjatë tetorit në Kavajë, duke arrestuar një 31-vjeçar që ishte në kërkim nga më parë për të njëjtën vepër penale.
Arrestuari është Andi Sterniqi, banues i qytetit, i cili akuzohet që ka vjedhur sende dhe pajisje në tre banesa, një dyqan dhe një automjet. Veprimtaria e tij kriminale ka ndodhur në periudhën 4–27 tetor 2026, në lagje të ndryshme të qytetit.
Sterniqi ishte shpallur i kërkuar pas urdhërit të ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, me datë 19 tetor 2026. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisarisë së Kavajës, në bashkëpunim me kolegët e Stacionit të Policisë Plazh dhe me prokurorinë, janë ata që kanë menaxhuar rastin.
Hetimet vazhdojnë për të identifikuar eventualë bashkëpunëtorë dhe për të dërguar materialin procedurale te prokuroria për veprimet e mëtejshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.