ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia 28 protestues të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke caktuar

Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia 28 protestues të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke caktuar për të gjithë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Për tre prej tyre, gjykata e cilësoi arrestimin të paligjshëm, ndërsa për Rigers Hoxhën vendosi edhe ndalimin e pjesëmarrjes në tubime.
Masat e sigurisë u shqyrtuan nga gjyqtaret Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli.
Protestuesit që dolën në Gjykatë për masën e sigurisë:
Ardian Vokli, Marjan Muca, Redon Rakipaj, Redi Mato, Bledi Matoja, Emiljano Qokaj, Kristjan Matoja, Armant Matoja, Hisni Nela, Fatjon Muca, Kleard Feçanji, Gentjan Papagjika, Rigers Hoxha, Skerdiliano Buzi, Noel Leshnja, Marco Benvenuto, Bjorni Lala, Eri Daja, Zamir Tase, Mirald Mema, Faviol Lamaj, Florenc Karaj, Ervin Vrioni, Albjon Bushkashi, Armand Brahimllari, Erigels Lama, Klevis Hyka, Xhoani Daci (Byberi).
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.