ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Egnatia ndjek Teutën në garën për vendin e parë. Rrogozhinasit ruajnë ritmin e bregdetarëve, teksa kanë marrë një tjetër fitore në kampionat. Kampionët në fuqi mposhtën pastër Vllazninë me shifrat 3-1. Albaneze zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9, kur shndërroi në gol një penallti. Më pas ishte A

Egnatia ndjek Teutën në garën për vendin e parë. Rrogozhinasit ruajnë ritmin e bregdetarëve, teksa kanë marrë një tjetër fitore në kampionat. Kampionët në fuqi mposhtën pastër Vllazninë me shifrat 3-1. Albaneze zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9, kur shndërroi në gol një penallti. Më pas ishte Adjesa ai që dyfishoi shifrat në minutën e 41-të për Egnatian.
Perezi ngushtoi diferencat në minutën e 59, por Gruda shuajti përfundimisht shpresat e shkodranëve në minutën e 86, kur fiksoi shifrat në 3-1. Rrogozhinasit mbeten ende në vendin e dytë në renditje, me një pikë më pak se Teuta kryesuese. Në krahun tjetër Vllaznia e gjen venden në vendin e parafundit në tabelën e renditjes./ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.