ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 1-2 në stadiumin e Vorës, në një përballje të luftuar të Abissnet Superiore. Bardheblutë e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me Hazrollajn. Megjithatë, kampionët reaguan

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 1-2 në stadiumin e Vorës, në një përballje të luftuar të Abissnet Superiore. Bardheblutë e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me Hazrollajn. Megjithatë, kampionët reaguan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 20-të me Loukili, i cili festoi me një dedikim për shokun e dëmtuar të skuadrës, Eljon Sota.
Egnatia nuk u mjaftua me barazimin dhe vijoi të kërkonte golin e fitores. Rrogozhinasit arritën të përmbysnin rezultatin, duke siguruar tri pikë të çmuara në garën për kreun e renditjes, falë golit të Diabate në të 77. Nga ana tjetër, Tirana largohet duarbosh nga kjo përballje, pavarësisht avantazhit të hershëm. Një rezultat që konfirmon edhe një herë ambiciet e Egnatias për të qëndruar në krye të kampionatit. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.