ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pesë emigrantë humbën jetën tragjikisht në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë. Mësohet se ata humbën jetën pasi u mbytën ndërsa përpiqeshin të kalonin një lumë. Ndërkohë, pesë të tjerë u shpëtuan. “Grupi përbëhej nga pothuajse njëzet persona, 14 prej të cilëve arritën të kalonin lumin dhe ndodhen

Tragjedi në kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, ku pesë emigrantë humbën jetën.
Ata u mbytën gjatë përpjekjes për të kaluar një lumë.
Pesë persona të tjerë u shpëtuan.
Policia kroate dha detaje për ngjarjen. Sipas saj, grupi kishte afro njëzet anëtarë.
“Grupi përbëhej nga pothuajse njëzet persona, 14 prej të cilëve arritën të kalonin lumin dhe ndodhen në territorin slloven”, shpjegoi policia kroate.
Kroacia mbetet pjesë e itinerarit që përdorin emigrantët e parregullt për të mbërritur në Evropën Perëndimore përmes Ballkanit.
Të dhënat e Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX) tregojnë se mbi 12.500 persona ndoqën “rrugën ballkanike” gjatë vitit 2025. Shifra është 42% më e ulët se në vitin 2024.
Ndërkohë bilanci i kësaj rruge mbetet i rëndë. Që nga viti 2014, më shumë se 400 persona kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur gjatë udhëtimit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pjesë e sistemit të OKB-së.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.