ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Tv Klan para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë në Ligën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Tv Klan para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve.
Kreu i futbollit shqiptar deklaroi se ekipi nuk po kalon ditët më të mira, por theksoi se e rëndësishme është që të rikthehet te rezultatet pozitive.
Duka foli edhe për problemet e futbollistëve në pajisjen me pasaporta shqiptare, duke kërkuar më shumë mbështetje nga presidenti i Republikës.
“Trajneri është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Ne jemi munduar të bëjmë më të mirën me Maran, duke parë eksperiencën e tij dhe karakteristikat. Rezultatin nuk e bën vetëm trajneri. Bjellorusia e sotme nuk është si ajo atëherë. Nuk ka diferenca mes skuadrave. Të gjitha janë të vështira. Për hir të së vërtetës, Shqipëria nuk është në ditët e saj më të mira, por e rëndësishme është që të rikthehet te rezultatet pozitive. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Është shumë e vështirë sot. Uroj të ketë përqendrim maksimal nga çunat sot.
Jemi në një moment transformimi dhe uroj të kalojë me sa më pak kriza, për tu rikthyer te objektivat europianë. UEFA nuk gabon kurrë. Është një dritare shumë e mirë për të përgatitur ndeshjen.
Kemi futbollistë nga U-21 dhe nga U-19 që mund të bëjnë kapërcimin tek ekipi i parë. Kemi nevojë edhe për shqiptarët e Shqipërisë, që kanë pasur problematika kur janë larguar. Ky proces nuk është i lehtë për ne. Nuk është se kemi ndonjë mbështetje. Një tragjedi më vete për të bërë pasaportat e futbollistëve shqiptarë. Nuk e di çfarë bëjnë.
Shpresoj ta kemi edhe kabinetin e presidentit mbështetje dhe të bëjë më shumë për ekipin kombëtar, në lidhje me pasaportat”, deklaroi Duka.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.