ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për kritikat ndaj ndërhyrjes së Policisë gjatë protestës, duke

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për kritikat ndaj ndërhyrjes së Policisë gjatë protestës, duke ngritur shqetësimin për praninë e personave që i cilëson si elementë kriminalë të maskuar si studentë.
Përmes një postimi, Balla publikon mesazhet e një grupi WhatsApp, ku janë dhënë porosi për të marrë thika dhe për të sulmuar punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Çdo ndërhyrje e Policisë po shikohet me lupë dhe po i bëhet gjyqi menjëherë! Po si duhet të sillet Policia me elementet kriminalë të maskuar si studenta?
Tek grupi i whatsup që tregoi ajo studentja mbrëmë kanë marrë porosi të marrin thika dhe të qëllojnë mbi punonjësit e Policisë së Shtetit”, shkruan Taulant Balla.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.