ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë sot (9 shtator) me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” këngëtarin Jozefin Marku

Gjykata e Tiranës ka lëvizur sot nga paraburgimi në “arrest shtëpi” dy të arrestuarit lidhur me sulmin ndaj ish-banorit të "Big Brother VIP Kosova", Eduard Kuçi. Këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij, Kristjan Nikolli, u arrestuan disa ditë më parë për këtë ngjarje.
Incidenti ndodhi në afërsi të mbikalimit të Rinasit, në kryeqytet. Prokuroria kishte kërkuar fillimisht masën e sigurisë “arrest me burg” për ta. Megjithatë, gjyqtari ka vendosur ndryshe në seancën e sotme.
Hetimet për rastin vijojnë ende. Autoritetet po verifikojnë edhe pretendimin për përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit gjatë konfliktit. Një akt-ekspertim i posaçëm është kërkuar për të sqaruar shkallën e dëmtimeve trupore të pësuara nga Eduard Kuçi.
Vetë Kuçi është shpallur në kërkim nga organet e rendit. Ai akuzohet për moskallëzim krimi, pasi fillimisht nuk e ka denoncuar sulmin në polici. Kur është pyetur, ai e ka përshkruar ngjarjen si një konflikt të thjeshtë të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.