ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjykata e Apelit ka dhënë sot (29 shtator) vendimin e ankimimit për masën e sigurisë ndaj Jozefin Markun. Këngëtari është

Gjykata e Apelit ka zbardhur sot, më 29 shtator, vendimin për ankimimin e masës së sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku. Masa e caktuar për të është detyrim paraqitje.
Marku u arrestua në ditët e para të shtatorit. Prangosja erdhi pasi në rrjet u shpërndanë pamje filmike ku ai, së bashku me disa persona të tjerë, shfaqej duke dhunuar Eduard Kuçin.
Sipas dyshimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur afër mbikalimit të Rinasit. Në videon e publikuar duket momenti kur Kuçi ndalohet në mes të rrugës dhe nxirret me forcë nga automjeti i tij.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se për ta ndaluar është përdorur edhe një tabelë me mbishkrimin e Policisë së Shtetit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.