ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ish-ambasadori Roland Bimo tha se zhvendosja e fokusit të debatit politik drejt përplasjeve nuk i shërben Shqipërisë në afatgjatë, ndërsa theksoi se një pjesë

Ish-ambasadori Roland Bimo vlerëson se fokusi i debatit politik në Shqipëri është zhvendosur larg problemeve reale dhe tashmë rrotullohet rreth përplasjeve. Një rrjedhë e tillë, sipas tij, nuk i sjell dobi vendit në afat të gjatë.
Ai përmendi edhe një thënie që ia kishte thënë dikush: “Nuk grinden kurrë dy njerëz me tru, as një i mençur me një mendjehu.”
Në këtë kuadër, Bimo vuri në dukje se njëra palë është përgjegjëse që herët. Një pjesë e mirë e shqiptarëve po protestojnë sepse nuk po ia dalin në procesin zgjedhor. Ata, sipas ish-diplomatit, kërkojnë ta mposhtin qeverinë me dhunë.
Shkakun e kësaj dukurie ai e lidh drejtpërdrejt me mungesën e programeve. “Dhuna është pasojë e mungesës së programit. Nëse një formacion del me një program, nuk ka nevojë për dhunë,” u shpreh ai. Shtoi se shumica e partive kanë mungesë të programit.
Ndërsa për korrupsionin, Bimo e cilëson si argumentin më të lehtë që një formacion politik përdor për të ardhur në pushtet. “Korrupsioni nuk lë faturë ta vërtetosh,” theksoi ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.