ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Sesioni i ri parlamentar duket se do nisë me avazin e vjetër të sherreve politike për kauza që mund të

Fakti që pagat e magjistratëve kanë mbetur pezull ka shkaktuar tensione të reja politike. Ngërçi është sjellë sot (8 shtator) në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke shënuar një përplasje të fortë mes opozitës dhe shumicës qeverisëse.
Opozita akuzon mazhorancën se po shkel hapur Kushtetutën. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Kuvendi po injoron një vendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese. "Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën," deklaroi ai gjatë debateve.
Bardhi hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit. "Ju jeni kryetari i Kuvendit, i vetmi në histori që konsideroni më të rëndësishëm zbatimin e një akti qeveritar sesa Kushtetutën," theksoi ai. Më tej shtoi se punimet e parlamentit po nisin dhe përfunduan me shkelje të ligjit themeltar. "Do të duhej që ky Kuvend ta niste sesionin dje. Po ju nuk jeni serioz, nuk e njihni Kushtetutën," u shpreh Bardhi.
Nga ana e mazhorancës, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, mbrojti qëndrimin se veprimet e ndërmarra janë në përputhje me ligjin. Ai sqaroi se deputetët socialistë kanë paraqitur një projektligj të ri. "Ne kemi respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të propozuar ligjin përkatës," u shpreh Balla.
Sipas tij, çështja e pagave është një kompetencë që i takon ligjvënësit. "Në botën demokratike përcaktimi i pagave është kompetencë e Parlamentit, jo e gjykatave," deklaroi Balla. Ai theksoi se grupi i tyre ka depozituar projektligjin brenda afateve dhe kërkoi shqyrtimin e tij të shpejtë.
Një tjetër zë opozitar, deputetja Jorida Tabaku, zgjeroi fushën e kritikave. Aja akuzoi mazhorancën për mungë serioziteti lidhur me procesin e integrimit evropian. "Nuk mund ta trajtoni Kuvendin si pronë," u shpreh Tabaku. Ajo kërkoi transparencë dhe përfshirje të opozitës në paketën e ligjeve evropiane.
Tabaku paralajmëroi se një qasje e njëanshme në reforma të mëdha do të komprometonte vetë institucionin. "Nuk mund të ketë reformë territoriale të njëanshme dhe as reformë zgjedhore të njëanshme, përndryshe ky kuvend nuk mund të quhet më kuvend i shqiptarëve," nënvizoi ajo.
Debati i ashper vjen në një kohë kur pasojat e moszbatimit janë të prekshme. Bojkoti i pagave për muajin gusht ka prekur një sërë institucionesh, përfshirë administratën e gjykatave, sekretarët gjyqësorë si dhe Dhombën Civile dhe Penale të Gjykatës së Apelit të Tiranës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.