ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Prej gati dy muajsh SHISH është pa një drejtues të dekretuar, ndërsa në Presidencë kryeministri mësohet se ka nisur procedurat

Debat në Komisionin për SHISH-in. Fondet trajtohen si sekret. PD: Hyseni ia hoqi edhe tavanin.
Për rreth dy muaj, Shërbimi Informativ Shtetëror mbetet pa drejtues të emëruar me dekret. Në Presidencë, kryeministri thuhet se ka nisur procedurat zyrtare për zëvendësimin e Vlora Hysenit.
Emri i shefit të ri të shërbimit ende nuk është bërë publik zyrtarisht. Në Kuvend, fondet për vitin e ardhshëm për Shërbimin i kërkoi i komanduarin Elvis Lila, sipas A2.
Pas paraqitjes së parë në komisionin parlamentar u kërkuara mbledhje e mbyllur. Pozosia e riktheu në vëmendje përfshirjen e ish-drejtores Hyseni në çështjen e Ergys Agasit. PD-ja akuzoi se Hyseni ia hoqi edhe tavanin.
Socialisti Blendi Çuçi deklaroi se hetimet ndaj saj vazhdojnë jo vetëm nga SPAK, por edhe nga auditi i brendshëm.
Të mërkurë, Gjykata e Posaçme la në fuqi “arrestin shtëpiak” për Vlora Hysenin. Ajo dyshohet për “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.