ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Qyteti i Cyrihut është renditur i dyti në botë për sigurinë e turistëve, duke u pozicionuar menjëherë pas Montrealit të Kanadasë. Rezultati vjen nga një renditje e publikuar nga kompania amerikane e sigurimeve të udhëtimit Berkshire Hathaway Travel Protection. Sipas mediumit zviceran Blick, Cyrihu k

Qyteti i Cyrihut është renditur i dyti në botë për sigurinë e turistëve, duke u pozicionuar menjëherë pas Montrealit të Kanadasë. Rezultati vjen nga një renditje e publikuar nga kompania amerikane e sigurimeve të udhëtimit Berkshire Hathaway Travel Protection.
Sipas mediumit zviceran Blick, Cyrihu ka arritur të grumbullojë 81.03 pikë nga 100 të mundshme, duke u ngjitur një pozitë më lart krahasuar me renditjen e vitit paraprak, kur ishte në vendin e tretë.
Në këtë krahasim ndërkombëtar, Montreal zuri vendin e parë, ndërsa pas Cyrihut u rendit Amsterdami në vendin e tretë.
Vlerësimi i lartë i qytetit zviceran lidhet me nivelin e sigurisë, infrastrukturën funksionale, shkallën e ulët të kriminalitetit dhe transportin publik të pastër e të organizuar.
Në raport theksohet gjithashtu se vizitorët mund të lëvizin me ndjenjë të lartë sigurie edhe gjatë orëve të mbrëmjes, transmeton ABC24.AL.
Për hartimin e renditjes, Berkshire Hathaway Travel Protection ka analizuar 38 destinacione të njohura turistike dhe ka marrë parasysh përvojat e udhëtarëve amerikanë që i kanë vizituar këto qytete.
Në vlerësim janë përfshirë edhe të dhënat nga platforma GeoSure Global, indekset e Numbeo-s dhe Global Liveability Index i revistës britanike The Economist.
Studimi ka marrë parasysh disa faktorë, përfshirë rrezikun nga dhuna dhe terrorizmi, sigurinë në transportin publik dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Zyrihu ka marrë vlerësime të larta edhe në kategoritë e veçanta. Te gjenerata e mijëvjeçarit dhe familjet me fëmijë është renditur në vendet e dyta dhe të treta, ndërsa te Gjenerata Z ka zënë vendin e shtatë.
Megjithëse Cyrihu vazhdon të konsiderohet një destinacion i shtrenjtë për turistët, infrastruktura dhe siguria janë ndër arsyet kryesore që e mbajnë atë në mesin e qyteteve më të vlerësuara në botë./ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.