ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Analisti i njohur, Albatros Rexhaj, i ftuar në “Tirana Live” u ndal te çështja e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni,

Analisti i njohur, Albatros Rexhaj, i ftuar në “Tirana Live” u ndal te çështja e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u la në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme, ndërsa akuzohet për dy vepra penale, atë të nxjerrjes së të dhënave sekrete si dhe përkrahje të autorit të krimit.
Ai theksoi se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet të lartë, sepse nuk flitet për një çështje pa rëndësi, por për shërbimin sekret shqiptar.
“Mbrojtja e institucioneve është mbi çdo interes. Kjo duhet trajtuar me seriozitet, sepse ne jemi duke folur për SHISH dhe nuk jemi duke folur për kooperativën e një fshati. SHISH është një nga hallkat kryesore të shtetit”, tha ai.
Analisti tha se shefat e shërbimit mund të akuzohet për aktet të tradhtisë, ndërsa akuzat e SPAK për Vlora Hysenin i cilësoi të pakuptimta.
“Prokuroria ka ardhur te disa prova në arsyetimin e tyre, të cilat e inkriminojnë drejtuesen e SHISH. Akuzat e SPAK ndaj Hysenit, janë të pakuptimta. Nëse i ka dhënë sekretet shtetërore, ajo duhet të akuzohet për veprat e tradhtisë”, tha ai.
Sipas Rexhajt, nga kjo situatë përfitojnë më shumë armiqtë e Shqipërisë. Ai u shpreh se edhe SPAK duhet të ishte më i kujdesshëm në lidhje me momentin e nxjerrjes së masës së sigurisë, pasi Hyseni ndodhej në Baku, në një takim me përfaqësues të shërbimeve nga 80 vende të tjera. Një veprim i tillë tha ai i ka shkaktuar dëm të madh shtetit
“Përfitojnë armiqtë e Shqipërisë përfitojmë më së shumti. Në radhë të dytë përfitojnë spekulantët. Shteti ka pësuar një dëm shumë të madh, sepse zonja ka qenë në një takim me përfaqësues nga 80 vende të botës. Ky është sulm ndaj stabilitetit të Shqipërisë.”, tha ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.