ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, është ndriçuar këtë mbrëmje me ngjyrat e flamurit shqiptar, në nderim të 114-vjetorit të Pavarësisë së

Kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa, u ndriçua këtë mbrëmje me ngjyrat e flamurit kuq e zi. Me këtë gjest, Dubaji i bashkohet nderimit për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Struktura 828 metra e lartë u mbulua me të kuqe dhe me shqiponjën e zezë dykrenare. Kështu, simboli kombëtar i shqiptarëve u shfaq në zemër të qytetit më të madh të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Pamjet i publikoi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama. Ai falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë nder ndaj Shqipërisë.
“Në Dubai, miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit dhe respekt”, shkruan Rama në postimin e tij.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.