ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Brazili vazhdon të mbetet në një periudhë mjaft të vështirë. Kombëtarja amerikano-jugore është larg shkëlqimit të dikurshëm, teksa përveç trofeve, tashmë i mungon edhe loja e bukur. Karlo Ançeloti ka shpjeguar se ku qendron problemi me lojtarët brazilianë. Sipas trajnerit të seleçaos, futbollistët e

Brazili larg shkëlqimit të dikurshëm, Ançeloti shpjegon pse talenti nuk po piqet
Kombëtarja e Brazilit po kalon një fazë të ndërlikuar, larg standardeve që e bënë të famshme. Seleçao nuk fiton trofe dhe as nuk argëton më si dikur. Kjo mungesë shihet qartë në fushë.
Për këtë situatë ka folur trajneri Karlo Ançeloti, i cili ka identifikuar problemin te brezi i ri. Sipas italianit, talenti brazilian largohet shumë herët drejt Europës dhe më pas mbetet pa minutazh.
Ai e shpjegoi qartë shqetësimin e shtabit teknik.
“Stafi teknik i kombëtares braziliane mendon se problemi me lojtarët e rinj të Brazilit është se ata nuk piqen, sepse nuk luajnë. Ata nuk luajnë këtu dhe nuk luajnë as jashtë vendit. Merrni për shembull rastet e Endrikut apo Estevaos që largohen në moshën 18 ose 19-vjeçare, mbërrijnë në një klub të madh europian dhe nuk marrin minuta loje”, ka thënë Karlo Ançeloti./ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.