ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur një sërë angazhimesh fiskale që, sipas tij, do të zbatohen nëse PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur një sërë angazhimesh fiskale që, sipas tij, do të zbatohen nëse PD vjen në pushtet.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha ka garantuar se nuk do të ekzistojë asnjë taksë mbi nivelin 12.5 për qind, përfshirë TVSH-në.
“Unë garantoj çdo qytetar shqiptar se në republikën e Shqipërisë, me PD-në në pushtet, nuk do të ketë asnjë taksë mbi 12.5 për qind, përfshi TVSH-në. Nën këtë nivel do ketë një seri taksash, mbi të, asnjë,” ka deklaruar Berisha.
Ai ka theksuar se ky tavan do të zbatohet edhe për sigurimet shoqërore, si për punëdhënësin ashtu edhe për punëmarrësin, duke përjashtuar çdo lloj takse mbi këtë prag. Për profesionet e lira, Berisha ka premtuar përjashtim total nga taksat ose uljen e tyre në 12.5 për qind.
Lidhur me çmimin e naftës, ish-kryeministri ka kritikuar politikën aktuale dhe ka premtuar se litri i naftës nuk do të shitet kurrë më shtrenjtë se në vendet fqinje.
“Shiko sa merr Kosova dhe Maqedonia. Ndaj dhe garantoj qytetarët se në pompë në Shqipëri nuk do shitet kurrë një litër naftë më shtrenjtë se në vendet përreth,” tha ai, duke shtuar se taksa e qarkullimit nuk do të paguhet më në makinë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.