ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ish-deputeti dhe themeluesi i "Djathtas 1912" Enkelejd Alibeaj tha se Sali Berisha me vizitën në SHBA ka fituar vetëm bastin

Ish-deputeti dhe themeluesi i “Djathtas 1912” Enkelejd Alibeaj tha se Sali Berisha me vizitën në SHBA ka fituar vetëm bastin dhe sfidën e tij për të shkelur territorin amerikan, por sipas tij pyetja e madhe është me çfarë kosto e ka bërë këtë.
Sipas Alibeajt, Berisha drejton një parti të përçarë e të gjymtuar, që s’ka forcë të influencojë axhendën politike.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Alibeaj u shpreh se Berisha është kreu i PD dhe nuk mund të konsiderohet si lideri i të gjithë opozitës.
“Berisha është kryetar, lider, i PD-së. Ka shumë parti në Parlament që s’e njohin as për lider, as për aleat. Është lider i partisë më të madhe, por jo i opozitës. Opozita janë disa. Është si të pomposh diçka që është në vdekje klinike. Po ka diçka, që bastin e vet, sfidën e vet, për të shkelur në territorin amerikan, e ka fituar. Pyetja e madhe është me çfarë kosto. Çështja e non gratës së tij ishte ‘çështje personale dhe tha që s’përfshij PD-në’. Ditën tjetër tha, ‘një parti që s’më mbron nuk meriton të ekzistojë’. Historia tashmë është e ditur, një parti e përçarë, e gjymtuar, që s’ka forcë fare të influencojë axhendën politike. Një parti politike private që ekzistencën e vet e ka të lidhur me interesat dhe me kurimin e interesave të Ramës”, tha Alibeaj.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.