ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në rrethrrotullimin në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në rrethrrotullimin në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e By Pass-it, ku janë përfshirë tre 16-vjeçarë që po lëviznin me motorë elektrikë.
Sipas informacioneve paraprake, të miturit dyshohet se po zhvillonin gara me njëri-tjetrin, kur kanë humbur kontrollin në rrethrrotullim dhe janë përplasur, raporton gazetarja e Klan News Anila Sefa.
Të tre të rinjtë janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit. Dy prej tyre, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, janë dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, 16-vjeçari i tretë po merr trajtim në Spitalin e Beratit, jashtë rrezikut për jetën, por me fraktura të shumta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.