ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Banorët e Belgjikës kanë shijuar ditën pa makina, ndërsa rrugët u mbyllën për qarkullimin e automjeteve për një ditë në më shumë se 70 qytete dhe komuna, përfshirë kryeqytetin Bruksel. Në kuadër të Javës së Mobilitetit në Bruksel, e cila këtë vit mbahet nga 16 deri më 22 shtator, rrugët në 19 komuna

Banorët e Belgjikës kanë shijuar ditën pa makina, ndërsa rrugët u mbyllën për qarkullimin e automjeteve për një ditë në më shumë se 70 qytete dhe komuna, përfshirë kryeqytetin Bruksel.
Në kuadër të Javës së Mobilitetit në Bruksel, e cila këtë vit mbahet nga 16 deri më 22 shtator, rrugët në 19 komunat e kryeqytetit u mbyllën për qarkullimin e automjeteve nga ora 09:30 deri në orën 19:00.
Banorët mbushën rrugët dhe bulevardet që zakonisht janë të mbushura me makina, duke shëtitur në këmbë, me biçikleta dhe skateboard nëpër qytet.
Gjatë aktivitetit, në rrugë u lejuan vetëm transporti publik, automjetet e emergjencës, automjetet diplomatike dhe ato për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa kufiri maksimal i shpejtësisë në të gjithë Brukselin u ul në 30 kilometra në orë.
Sipas mediave lokale, banorët e më shumë se 70 qyteteve dhe komunave, përfshirë Aalst, Antwerp, Bruges, Ypres, Kortrijk dhe Leuven, iu bashkuan sivjet ditës pa makina.
Pjesëmarrja arriti nivel rekord, pasi rreth 20 komuna në rajonin frëngjishtfolës të Wallonisë morën pjesë në këtë aktivitet për herë të parë.
Çdo vit, të dielën e tretë të shtatorit, Brukseli organizon gjatë gjithë ditës lojëra, aktivitete sportive dhe performanca muzikore në kuadër të ditës pa makina. /AA/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.