ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Selami Hasani, rreth 60 vjeç, u vra sot në banesën e tij në lagjen “1 Maji” në Fier vetëm një

Atentati i armatosur që tronditi lagjen “1 Maji” në Fier i mori jetën sot Selami Hasanit, rreth 60 vjeç. Burri u qëllua brenda banesës së tij, vetëm një javë pasi kishte dalë nga burgu.
I plagosur në këtë ngjarje ka mbetur edhe vëllai i viktimës. Këtë e mëson Shekulli.
Viktima njihej në qytet edhe me emrat “Sel Çami” dhe “Seli i Malit”. Dyshohet se krimi ka ardhur si pasojë e një hasmërie.
Gjurmët e asaj hasmërie çojnë larg në kohë. Më 25 mars 2002, pra 24 vjet më parë, Selami Hasani vrau Juljan Isufajn, të riun e njohur si Ben Qimja, i cili ishte nipi i Arben Isufit.
Pas këtij krimi ai u arrestua në vitin 2009. Gjykata e dënoi me 25 vite burg, ndërsa liria i erdhi përsëri vetëm pak ditë më parë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.