ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Avokati Idajet Beqiri thotë se drejtuesi i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, është koka e antifas në Shqipëri dhe financohet nga

**“Antifa e Qorit financohet nga Rusia dhe Irani” — Beqiri godet Berishën: Investoi te flamingot, hedh gurin e fsheh dorën! Progni, mik i Flamur Nokës**
Avokati Idajet Beqiri e konsideron Arlind Qorin, drejtuesin e Lëvizjes Bashkë, si kokën e antifas shqiptare. Sipas tij, ky i fundit financohet nga Moska dhe Teherani.
Gjatë një interviste për emisionin “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Beqiri u shpreh se Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj kanë vepruar në emër të Sali Berishës. Nën këtë këndvështrim, ish-kryeministri do të kishte bërë investime te flamurat e flamingove.
Beqiri nuk lëshoi dot as Gent Prognin. Avokati e lidhi atë me protestat e flamingove, duke e përshkruar si organizator që nga ato kohëra, ndërsa theksoi se ai është mik i Flamur Nokës.
Duke u kthyer te situata politike, ai shtoi:
“I ka ardhur një paralajmërim serioz, mendoj unë. Edhe ndërkombëtarët, kanë luajtur keq, për hir të asaj që vendi të mos ngelej pa opozitë. Nga qëndrimi që do mbanin brenda PD, do dilnin elementë opozitarë që do e merrnin situatën në dorë. Të kishte rigjenerim që vendi të mos katandisej sa të gjitha pushtetet t’i marrë PS dhe Edi Rama. Viza iu dha që mos të vazhdonte rrugën serbo ruse në Shqipëri, të mos bëhej pjesë e antifës. Qoftë Shehaj, Lapaj, Qori, i cili është financuar nga antifa, këta janë pjella të Berishës, kanë vepruar në emër dhe llogari të Berishës. Pro rus dhe pro serb që ka mbetur, është Sali Berisha. Antifa shqiptare do shpallet organizatë terroriste. Ky bëhet zot i protestën, e mori përgjegjësinë vet. Nga 46 bashki, ai nga sondazhet që ka bërë, i ka dalë që merr ose nuk merr 3 prej tyre. Kjo është arsyeja e kësaj egërsie të tij të madhe sot”, theksoi ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.