ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një burrë ka mbetur i plagosur sonte në një aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, raporton noa.al. Ngjarja ndodhi rreth orës

Një burrë ka mbetur i plagosur sonte në një aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), kur automjeti që drejtohej nga shtetasi Agron Biçakaj, 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Agur Shahaj, 74 vjeç, banues në fshatin Levan.
Burri në moshë të thyer është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.