ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Luçan, mesditën e sotme (23 shtator), në Njësinë Administrative Martanesh. Sipas

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Luçan, mesditën e sotme (23 shtator), në Njësinë Administrative Martanesh.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.
Nga aksidenti dyshohet se ka humbur jetën një person. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Aksi rrugor përdoret për transportin e minatorëve drejt galerive të minierave në zonë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.