ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Sevijen në “Santiago Bernabeu”. Një fitore që nuk ka kaluar pa diskutime. Ish-lojtari Sevijes, Antonito, ka folur hapur kundër arvitrave në kanalin zyrtar të radios së klubit. Ai është shprehur se Realit të Madridit duhet t’i vijë turp që ankoh

Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Sevijen në “Santiago Bernabeu”. Një fitore që nuk ka kaluar pa diskutime. Ish-lojtari Sevijes, Antonito, ka folur hapur kundër arvitrave në kanalin zyrtar të radios së klubit. Ai është shprehur se Realit të Madridit duhet t’i vijë turp që ankohet për arbitrat, teksa këtë herë ishte Sevija ajo që e pësoi nga gjykimi.
“A nuk i vjen turp Real Madridit që ankohen për gjyqtarët? Justifikimi i tyre është se nuk e panë qartë goditjen me bërryl ndaj Pekesë dhe kjo në një moment kur rezultati ishte 0-0! Një episod vendimtar, të cilin ata pretendojnë se nuk e kanë parë. Çfarë futbolli është ky? A nuk u vjen turp LaLiga-s dhe VAR-it?
Sevija, sërish e dëmtuar në një aksion ku Gyler duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq. Ndërsa goli i dytë, i paraprirë nga një faull, ishte një tjetër vendim në dëmin tonë. A duan vallë ta përgatisin terrenin për ‘El Klasiko’-n dhe të pengojnë Real Madridin të ecë më tej? Kjo është e papranueshme. Penalltia që akorduan ishte qesharake. T tilla u jepen vetëm Real Madridit dhe Barcelonës. E vetmja gjë pozitive në këtë ndeshje është se nuk pati dëmtime apo kartonë të kuq. Kjo është skandaloze”, ka deklaruar Antonito./ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.