ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Ben Andoni **A mund t’i bëhet gjyq parasë?**

**A mund t’i bëhet gjyq parasë?**
Nga Ben Andoni
Të shkruash një vepër korale në letërsi, siç është romani, përballesh gjithmonë me një vështirësi organike. Ajo lidhet me strukturën e librit dhe, më pas, me mënyrën se si idea plasmësohet. Kush merret rregullisht me letërsi i besohet shqisës së shkrimtarit dhe sintezës që vjen nga përfytyrimi i së përgjithshmes. Ndërsa një pjesë shumë e ngushtë e atyre me formim shkencor përballen me një pengesë të madhe, që buron nga kufizimet e formimit të tyre. E gjitha rëndohet edhe më shumë kur flitet për një nocion abstrakt si paraja. Vetë financat janë abstrakte, shpesh të lidhura me leksik të vështirë, dhe brenda gjithçkaje qëndron një mekanikë ekonomike. Atje kalon përfytyrimi mbi dinamikën e tregut, ligjet bazë të ofertës e të kërkesës, formimin e çmimeve, qarkullimin e parasë, deri te balancimi automatik i tregut pa ndërhyrje të jashtme.
Kush nuk e ka këtë formim, po t’i drejtohej parasë, me gjasë do ta trajtonte në një mënyrë shumë të huaj. Studiuesi i ekonomisë dhe pedagogu Adrian Civici zgjodhi një udhë tjetër dhe e përshkoi me qetësi. Romani i tij “Gjyqi i parasë”, botuar dhe redaktuar me kujdes nga ekipi i Mediaprint, ia doli mbi esenë. Autorit i duhej ndihma e letërsisë, që abstraksionin ekonomiko-kulturor ta përcillte me kanone letrare.
Duket se libri është konceptuar fillimisht si ese. Për këto rreshta, mbase do të duhej të mbetej i tillë. Intensiteti i mendimit është i madh, ka përsiatje dhe elementë që njeriu i përthith brenda kanoneve të esesë. Por mendimi i autorit duket se ka dashur ta zbusë dhe ta lehtësojë lexuesin e shekullit XXI. Sprovat e tjera ndoshta duhet të jenë të një zhanri letrar të përzier, me peshë esenë. Publikut i mungon sot ky lloj mendimi dhe, mbi të gjitha, abstragimet, mendimet e simbolikat që vijnë nga ekonomia, me vetë abstraktin përpara: paranë. Befas, eseja e tij i është dorëzuar letërsisë.
Sprova është e vështirë, por autori e ka mbajtur kadencën brenda rregullave të letërsisë. Në kompozicion përballemi me dy plane rrëfimi. I pari lidhet me Mateon, personazhi kryesor, dhe përfshin brenda vetes një nënplan me përsiatjen eseistike-filozofike të autorit mbi paranë. Plani i dytë, pothuajse surreal, lidhet me G
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.