Me çfarë voltmetri e mati drejtësinë “Dan Hutra” i çekiçit?

0
Gjigandi

EDITORIAL

Nga Elio Laze

“Voltmetri” është një pajisje që lejon matjen e tensionit (ose diferencës së potencialit elektrik) midis dy pikave, ku sasia dhe njesia e matjes është volt (V).

 Për këtë përdoret një voltmetër. Por një voltmetër përdoret edhe si pseudonim. Njësoj siç zgjodhi babai i Elvi Fundos (sipas dokumenteve zyrtarë) që emrin e tij si shërbëtor i Sigurimit të Shtetit ta bënte “Voltmetri”.

Por një voltmetër nuk përdoret kur bën kolaudimin e matësave të ujit, sepse të bësh kolaudimin e këtyre matësave ka të tjera pajisje të cilat Elvi i di mirë pasi vjehrra e tij ka fituar para publike duke kolauduar sahatët.

RonaTyra

Një voltmetër e ka përdorur mesiguri Elvi kur rregulloi shtëpinë me nja 200 e kusur metra oborr në Lalëz.

Po ashtu ka përdorur një voltmetër edhe kur rregulloi shtëpinë që Samiri i hodhi si kockë në Palasë.

Po patjetër ka përdorur një voltmetër edhe kur rregulloi shtëpinë në Këln.

Por Elvi nuk ka përdorur një voltmetër kur automjetin Peugeot që bleu 3100 euro në vitin 2009 e shiti për 9000 euro pak vite më vonë.

Nuk i duhej as një voltmetër kur bisnesmenët korçarë i paguanin biletat për të parë Bayernin në stadium.

Dokumenti ku tregohet se Emil Fundo është rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ka zgjedhur pseudonimin “Voltmetri”
Dokumenti ku tregohet se Emil Fundo është rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ka zgjedhur pseudonimin “Voltmetri”

Për të gjitha këto më sipër, dhe për faktin se unë i them Elvi Fundo-rrina, ky i biri i Voltmetrit më dërgoi në gjyq.

Shorti i ra një gjyqtari që quhet Gerd Hoxha. Nuk e njihja dhe u futa në google. Kërkova me Gerd Hoxha dhe lexoj bash tek CNA.AL, media e Elvi Fundos rreth 5 shkrime për këtë Gerd Hoxhën.

Nga CNA e Elvi Fundos mora vesh se Gerd Hoxha ishte i korruptuar. Duke lexuar portalin e Elvit mora vesh se Gerd Hoxha nga një njeri pa shtëpi ishte kthyer në milioner.

Nga Elvi Fundo mora vesh se Gerd Hoxha kishte fshehur pasuri e të tjera bëma të këtij Gerd Hoxhës. Të gjitha këto mi tha publikisht Elvi Fundo.

Në këto kushte, autorizoj përfaqësuen time ligjore që tja bëjë me dije që ky farë Gerd Hoxha nuk mundet të më gjykojë mua edhe të birin e Voltmetrit për arsye se si fillim Gerd Hoxha duhet të padisë Elvi Fundon për shpifje për sa më sipër, dhe të vejë surratin e vet në vend e më pas të na gjykojë, ose Gerd Hoxha pranon që është ashtu siç i ka thënë Elvi nëpër shkrime dhe ose do hakmerret duke i hedhur poshtë padinë Elvit ose mua do më dënojë një i korruptuar siç ka thënë Elvi publikisht për këtë Gerd Hoxhën.

Kaq është fabula në këtë trëkëndësh. Paditës-gjyqtar-I paditur. Por Gerd Hoxha zgjodhi që ta gjykonte këtë çështje, dhe duke mos bërë asnjë njoftim ndaj meje me përjashtim të seancës së parë, të merrte një vendim në mungëse duke më dënuar me një gjobë qesharake.

Unë nuk kam asnjë problem të përballem me drejtësinë. As edhe me një dënim, nëse ka një të vërtetë për tu dënuar. Sot po flas për procesin dhe mënyrën se si u zhvillua.

Jo rastësisht që në titull të këtij shkrimi kam përmendur Dan Hutrën. Vrasësin famëkeq të grave. I njëjti që bëri masakër deri sa u lodh vetë. Dani ishte në burg për të njëjtën akuzë dhe nuk do mundte të kapte sërish armë dhe të vriste, nëse ky Gerd Hoxha sdo ta nxirrte nga qelia.

Por Gerdi duke qënë njësoj si Dani por në një tjetër fushë, e liroi sivëllaun e vet dhe i la dorë të lirë të vriste e të priste sërish.

Gerd Hutra alias Dan Hoxha alias Gerd Hoxha duke qënë se tribloi si një David Koperfild i vërtetë procesin e Vettingut duke u kualifikuar mendoi se në tërësi drejtësia funksionon kështu.

Pra Gerd Hoxha gjyqtar së bashku me bashkëshorten po ashtu edhe ajo gjyqtare me të njëjtën pasuri, u futën në procesin e vettingut. Për arsye të mos justifikimit të të ardhurave, vettingu shkarkoi bashkëshorten ndërsa Gerd Hoxha që ishte burri i kësa gruas dhe i zoti i gjysmës së pasurisë, e kaloi vettingun.

Ky është Dan Hutra i drejtësisë, ai që liroi Dan Hutrën e vërtetë. Gerd Hoxha përdor çekiçin njësoj si Dan Hutra kallashin duke dhënë vendime në mungesë. Duke mos patur asnjë provë, konkluzion, mbrojtje apo të drejtë fjale.

Në këmbim të këtij vendimi që Dan Hutra i drejtësisë mori për të birin e “Voltmetrit”, portali i Elvit, CNA.al ka nisur të fshijë shkrimet që kishin në arkivë për gjyqtarin e korruptuar Gerd Hoxha.

Dhe ky është skandali i vërtetë në këtë histori. Vettingu, kjo shpresë për një drejtësi të re dhe të pa kompromis, na qënka në të vërtetë një formë që Dan Hutra i “çekiçit” të bëjë pazar me të birin e “Voltmetrit” për të dënuar në mungesë një gazetar dhe botues të një medieje online, thjesht për të pastruar surratin e vet nga tezga mediatike që Elvi e quan media.

Kjo përballje e imja me drejtësinë për të birin e “Voltmetrit” nuk përfundon me zbardhjen e vendimit. Përkundrazi. Me zbardhjen e vendimit përveçse i biri i sigurimsit provoi botërisht se ka shantazhuar Dan Hutrën e drejtësisë, i duhet tanimë edhe Gerd Hoxhës të përgjigjet për gjithë akuzat për korrupsion që CNA.al e Elvi Fundos i ka publikuar me fakte dhe prova.

Sa për mua, beteja me llumrat e gazetarisë dhe me Dan Hutrat e drejtësisë dhe me gangsterrat e vetëgjyqësisë kanë qënë, janë dhe do të jenë “karburanti” në rrugën time që i përket të vërtetës, cilido qoftë çmimi që më duhet të paguaj për këtë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu