Tërmet në Qarkun e Fierit/ Lëkundjet ndihen në Lushnje dhe Elbasan, ja sa ishte magnituda
Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes, rreth orës 15:37.
Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes, rreth orës 15:37.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, lëkundjet janë raportuar të jenë ndier nga banorë të qytetit të Elbasanit, ndërsa deri në këto momente nuk ka informacion për dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet raportojnë se bëhet fjalë për një tërmet në Qarkun e Fierit, me epiqendër rreth 1 kilometër në verilindje të qytetit të Lushnjes, me magnitudë 3.8 ballë dhe thellësi 10 km.
Written by
Redaksia ABC24
Redaksia qendrore at ABC24.al — follows daily developments in the kulturë section.
Discussion
Comments
Leave a comment
Comments are moderated by the editorial team before being published.