ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Tashmë është zyrtare: Florin Bratu nuk është më trajner i Partizanit. Një ditë pas humbjes 3-1 në derbin kundër Tiranës,

Zyrtare: Partizani ndan rrugët me Florin Bratun pas disfatës në derbi
Partizani ka shkarkuar Florin Bratun nga posti i trajnerit. Vendimi u zyrtarizua një ditë pas derbit të humbur 3-1 ndaj Tiranës.
Klubi i kuq njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me teknikun rumun dhe stafin e tij. Shkak u bënë rezultatet negative në nisjen e këtij sezoni.
Sipas klubit, ecuria zhgënjyese ka cenuar rëndë objektivat sportivë të ekipit. Lajmi u konfirmua zyrtarisht gjatë ditës së sotme.
Seancën e ardhshme stërvitore do ta drejtojë Alfred Deliallisi. Ai aktualisht mban detyrën e trajnerit te Partizani B.
Në komunikatën zyrtare klubi kryeqytetas falënderoi teknikun dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e bërë dhe u uroi suksese më tej.
“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive”, thuhet në njoftimin e klubit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.