ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Zona e Tajvanit në Tiranë do të ndryshojë përsëri. Kryeministri tha se zona nuk është as si në vitet ’50,

Zona Tajvan Tiranë ndryshon përsëri.
Rama: zona jo si vitet '50 Parku Rinia u krijua, jo si vitet '80 Tajvani u ndërtua, jo si vitet 2000 ndryshoi përsëri.
Prezantim projektesh. Rama mbrojti kulla me arkitektë huaj. Sulm ndaj procesit = xhelozi. Edhe media ndërkombëtare. Deklaroi Rama.
Rama tha: “Ka diçka shumë të qartë për mua, në gjithë këtë qasje agresive ndaj gjithë këtij procesi, ndaj gjithë këtyre projekteve, që është xhelozia e njerëzve mediokër dhe që kapen pas nacionalizmit, pas pasaportës, pas faktit që janë pjesë e komunitetit lokal dhe nuk kapen pas profesionit, argumenteve dhe mundësisë për të qenë konkurrues”.
Rama shtoi: “Ndërtimi i kullave është kaq kompleks, është kaq delikat dhe kërkon kaq shumë profesionistë të bërë bashkë, saqë ne duhet ta pranojmë që ne nuk e kemi akoma në Shqipëri të gjithë kapacitetin dhe nuk i kemi të gjitha dijet për të bërë ndërtime të kësaj natyre. Duhet ta pranojmë këtë gjë, sepse i kemi parë tentativat dhe jemi shumë të qartë që kjo gjë do të vijë hap pas hapi, por për të ardhur deri këtu na duhet edhe gjithë ky proces, na duhet edhe gjithë ky komunitet arkitektësh. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me një komunitet biznesmenësh që vijnë nga të gjitha anët e botës për të shfrytëzuar Shqipërinë. Këtu kemi të bëjmë me një komunitet dijeje, me një komunitet vizionesh, me një komunitet talentesh, me komunitet krijuesish që sjellin në Shqipëri, patjetër, profesionalizmin e tyre për të bërë projekte, por sjellin në Shqipëri gjithashtu edhe një kulturë krejt të re dhe hedhim bazat e një shkolle shqiptare të arkitekturës”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.