ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
I ftuar në 'Te paekspozuarit', analisti Preç Zogaj ka deklaruar se kjo është një reformë e imponuar me arrogancë nga

I ftuar në ‘Te paekspozuarit’, analisti Preç Zogaj ka deklaruar se kjo është një reformë e imponuar me arrogancë nga kryeministri Edi Rama.
Reklamë
Megjithatë, sipas Zogajt, duket se PS ka bërë një autogol, pasi shumica e bashkive që shkrihen janë socialiste.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Si e mendon këtë zhurmën e madhe?
Zogaj: Zhurma që përmendët ju është e paralajmëruar. Sepse, siç e tha dhe Klosi, këto janë reforma të rralla. Reforma territoriale bëhet rrallë, janë reforma gjithëpërfshirëse. Paraprihen me konsultime. Por në këtë rast kanë munguar, askush nuk priste që kjo reformë të shkonte pa zhurmë. PS e ka imponuar me arrogancë. Kemi 2 Bashki të PD që hiqen dhe 13 të PS që hiqen. Duke parë nga jashtë, duket sikur PS ka bërë autogol, pasi janë bashkitë e saj që janë në revoltë. Logjikisht, nëse revolta ka qenë e sinqertë, do t’u kushtojë edhe elektoralist. Nuk i shkoj idesë se kjo hartë është bërë për qëllime strikte elektorale.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.