ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Tre ditë pas shpërthimit të zjarreve në fshatrat e Peqinit, policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka

Policia ka shoqëruar një person të dyshuar për ndezjen e zjarreve që përfshinë fshatrat e Peqinit tre ditë më parë.
Hetimet paraprake sugjerojnë se zjarri u ndez për nevoja personale. Flakët më pas u përhapën me shpejtësi në terrene me shkurre dhe bimësi të dendur. Era e fortë favorizoi zgjerimin e tyre.
Që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, qindra forca dhe dhjetëra mjete nga 11 bashki janë dislokuar në terren. Ato po përpiqen të vendosin nën kontroll vatrat ende aktive. Ndërkohë dinamika e flakëve dhe lëvizjet e vazhdueshme të erës kanë ndërlikuar operacionin.
Si pasojë, një banesë e pabanuar është përfshirë nga zjarri.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.