ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në zonën e Jallisë së Nartës, pranë fushës së futbollit, në periferi të fshatit

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në zonën e Jallisë së Nartës, pranë fushës së futbollit, në periferi të fshatit pasditen e sotme (22 shtator).
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Vlorës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Zjarri po përhapet kryesisht në shkurret e zonës, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e tij.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll, pasi flakët mund të rrezikojnë edhe objektet dhe banesat që ndodhen në këtë zonë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.