ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dobësimi i euros kundrejt monedhës shqiptare është e ndikuar direkt nga zhvillimet ekonomike sic janë prurjet e turistëve, remitancat por

Rënia e euros përballë lekut nuk ka asnjë lidhje me pastrimin e parave. Ajo shpjegohet me arsye ekonomike. Fluksi i lartë i turistëve, remitancat nga emigrantët dhe investimet e huaja janë faktorët kryesorë që kanë forcuar monedhën shqiptare.
Këtë sqarim e dha kreu i Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Gjatë dëgjesës në Komisionin e Ligjeve, ai theksoi se zhvlerësimi i monedhës europiane nuk lidhet me qarkullimin e parave informale. Sipas tij, ecuria e kursit pasqyron plotësisht zhvillimet e ekonomisë.
Tashmë një euro këmbehet me pak më shumë se 92 lekë. Monedha europiane ka fituar sërish terren. Kjo ka ndodhur pas mbylljes së sezonit veror turistik.
Në të njëjtën mbledhje u vlerësua se Shqipëria ka shënuar progres në betejën kundër pastrimit të parave. Drejtuesi i Agjencisë, Ervin Koçi, u referua raporteve ndërkombëtare gjatë raportimit para deputetëve. Ai përmendi vlerësimet pozitive të FATF dhe të Bashkimit Europian.
Institucionet në vend janë të angazhuara për të zbuluar dhe parandaluar çdo skemë të paligjshme. Vetëm gjatë vitit 2025 strukturat ligjzbatuese kanë trajtuar 269 raste. Mbi 100 prej tyre i përkasin fushës së ndërtimit.
Ndërkohë Komisioni i Ligjeve dha dritën jeshile për ndryshimet në legjislacionin kundër pastrimit të parave. Akti i ri rrit detyrimet për sistemin bankar. Bankave do t'u kërkohet të raportojnë me më shumë rigorozitet transaksionet e dyshimta.
Qasja e re do të jetë e diferencuar sipas nivelit të riskut. Klientët që vlerësohen me rrezik të lartë do të kalojnë në filtra më të rreptë kontrolli. Për qytetarët me risk të ulët procedurat do të lehtësohen.
Ashpërsimi i këtyre rregullave lidhet me rrugëtimin europian të vendit. Është një detyrim që rrjedh nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.