ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në emisionin “3D” me gazetarin Alban Dudushi në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), vëmendja e diskutimit u përqendrua te nisja e

Zekthi: Ambasadori i ri i SHBA-së po tregon pedantizëm dhe mbështetje të fortë për drejtësinë
Fillimi i detyrës së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ishte në qendër të diskutimit në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi në RTSH. Të ftuar në studio, analisti Fitim Zekthi komentoi dhjetëditëshin e parë të kryediplomatit amerikan. Ai u ndal te profili i tij.
Sipas Zekthit, Wendt po shfaqet si figurë solide. Ai po qëndron besnik ndaj qëndrimit zyrtar të Uashingtonit për Shqipërinë dhe Ballkanin.
“Mendoj që do të kemi një ambasador shumë të rëndësishëm. Këtë mendoj edhe ai po e dëshmon këtë javën e parë, këto 10 ditët e para, që është një njeri shumë serioz dhe po ruan në mënyrë shumë të kujdesshme, gati pedante, të gjithë linjën e konfirmuar të politikës së jashtme amerikane në lidhje me Shqipërinë dhe me rajonin.”, tha Fitim Zekthi, analist.
Analisti nënvizoi se tipari dallues i qasjes së tij është ruajtja e distancës nga politika. Në vend të afrimit me aktorët politikë, ambasadori ka zgjedhur fokusin te temat madhore.
Mesazhet e para janë të qarta. Lufta ndaj trafikut dhe krimit të organizuar trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare. Ky prioritet u evidentua në daljet e para publike.
Kjo linjë sjell edhe efekt politik. Zekthi vlerëson se klasa politike në vend është vënë nën presion. Qëndrimi i ftohtë ndaj politikanëve dhe mbështetja e prerë për reformën në drejtësi ka krijuar një distancim strategjik.
“Në njëfarë mënyre pra ai po flet për luftë ndaj trafikut dhe luftë ndaj krimit të organizuar, duke i parë ato si çështje të sigurisë kombëtare. Dhe unë mendoj që që tani politika shqiptare, të dyja palët, janë të vëna në presion nga kjo lloj sjellje e ambasadorit. Nuk e kanë pritur ndoshta që do të kemi një ambasador që do të jetë i ftohtë me politikanët, dhe përkrahës e mbështetës i fuqishëm i reformës në drejtësi.”
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.