ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ylber Ramadani paralajmëron Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, e para nga 4 sfidat e këtij edicioni të

Ylber Ramadani ka folur për sfidën e parë të Kombëtares shqiptare në këtë edicion të Nations League. Kuqezinjtë do të përballet me Bjellorusinë në ndeshjen e parë nga katër sfidat e programit.
Mesfushori u shpreh në konferencën për shtyp se ekipi duhet të hyjë në fushë me një qasje serioze dhe me objektiv fitoren.
“Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë. Tani çdo kundërshtar është i vështirë. Duhet të futemi shumë seriozisht, të ndryshojmë mentalitetin nga dy ndeshjet e fundit miqësore. Të futemi që të fitojmë dhe të shkojmë përpara. Që nga fillimi, kur ka ardhur trajneti, na ka bërë të qartë që dëshiron të luajë në presing të lartë dhe dëshiron që ta marrim kundërshtarin më përpara. Siç e thashë, trajneri gjithmonë flet dhe e sheh kundërshtarin, në bazë të tij e përgatit edhe lojën që duhet përgatitur”, tha Ramadani.
Për mesfushorin, fakti nëse do të luajë apo jo nuk ka rëndësi. Ai theksoi se prioritet mbetet rezultati i skuadrës dhe arritja e objektivave të grupit.
“Trajneri preferon një numër 6 dhe dy numra 8? Nuk e kam problem. Dhe kur kam qenë në formën time më të mirë, nuk ka pasur problem dhe kur nuk kam luajtur. Këtu jemi në kombëtare dhe përfaqësojmë Shqipërinë. Këtu mblidhen të gjithë lojtarët më të mirë. Luajta apo jo, nuk e kam problem. Do i mbështes çunat si brenda dhe jashtë. Vetëm për të arritur objektivin që kemi si skuadër. Të gjithë kanë dëshirë që të luajnë dhe përfaqësojnë shtetin e tyre. Këtu zgjedhjet dhe të gjitha i bën trajneri dhe jam 100% me të. Po luajta apo jo, nuk ka problem. Vetëm të fitojmë dhe të arrijmë rezultatin që duam”, shtoi Ramadani.
Sipas tij, futbolli ka ndryshuar dhe nuk ekziston më kundërshtar i lehtë. Ramadani beson se kuqezinjtë kanë mundësinë të renditen në vendin e parë të grupit.
“Për mendimin tim, futbolli ka ndryshuar. Nuk ka skuadër të lehtë, të gjithë vrapojnë dhe luftojnë. Secila skuadër mund të surprizojë. Ne kemi objektivin tonë, e ka shprehur dhe trajneri. E shprehim edhe ne. Dëshirojmë të dalim të parët në grup”, përfundoi Ramadani.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.