ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi deklaroi se pozicioni i vendit tonë në raport me Bashkimin Europian është kompromentuar. “Nuk prisja

Pëllumb Xhufi, historian dhe akademik, deklaroi se pozicioni i Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian është komprometuar.
„Nuk prisja sot që në atë tubim të Partisë Socialiste të kishte reagim nga ata djem e vajza. Nuk mund të dilnin kundër se pritej të flisite kryesori, ai që i ka zgjedhur ata. Me shumë finesë, zoti Rama i ktheu si të thuash shigjetat e publikut ndaj tyre. Jam i bindur që për shumë gjëra që kanë ndodhur në këto vite s’janë të informuar fare. Kanë ndodhur zhvendosje të mëdha në politikën e jashtme. Këto zhvendosje e kanë komprometuar pozicionin e Shqipërisë në raport me Europën. Kot thuhet që e kemi dy hapa larg integrimin në BE. Po të hapësh faqen e Bashkimit Europian do shohësh se një nga kërkesat është që vendet kandidate duhet të ndajnë politikën e jashtme të Bashkimit. Të gjithë po të sjellin në mend këto gjëra që kanë ndodhur këto 3-4 vitet e fundit. Se sa ne jemi të alineuar me politikat e Bashkimit Europian. Po them vetëm një fakt. Para 10 ditësh erdhi ministri i Jashtëm i Izraelit. Një ministër i Jashtëm i Izraelit nuk bën vizita informale. Erdhi një vizitë e papritur për të cilën s’kishte ndonjë njoftim. Atë ditë që u dha lajmi që do vinte ministri i Jashtëm izraelit, komisionerja europiane për politikat e jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, tha pikërisht këtë gjë: „Ne nuk fusim në Bashkimin Europian vende të cilat nuk ndajnë politikën tonë të jashtme”, u shpreh Xhufi në studion e „Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.
Sipas tij, „kur erdhi Partia Socialiste në 2013, parulla e zotit Rama ishte „do bëjmë shtet“.”
„Si mund të bësh shtet në një vend i cili sot e kësaj dite ka problemin e sigurisë? Ka problem cardinal, të pakapërcyer edhe pas 35 vjetësh. Si do bësh shtet kur ti merr dhe vendos në një vend shumë delikat dikë që vjen nga Kosova? Kjo person nuk ka pasur asnjë lidhje me Shërbimin Informativ Shqiptar. Edhe për pjesën e dhunshme të protestave, çfarë ka zbuluar SHISH-i? Asnjë njoftim nuk ka publikuar. Po kjo gjë ndodh me Mbrojtjen apo me sistemin juridik”, shtoi Xhufi.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.