ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Detaje të tjera bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, 23 shtator,

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë i mbrëmjes së të mërkurës, 23 shtator, në Tiranë. Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën "Marko Boçari", ku humbi jetën pas goditjeve me thikë 49-vjeçari Kreshnik Cara.
Sipas raportimit të gazetares Xhensila Kodra, autori i dyshuar Toni Nake është pyetur nga grupi hetimor. Ai ka thënë hetuesve se ndodhej në të njëjtin lokal me viktimën, por në tavolina të ndara.
Debati nisi papritur dhe për motive të dobëta. Palët u konfliktuan fillimisht me fjalë, ka deklaruar ai. Më pas është larguar drejt banesës, ka marrë thikën dhe e ka goditur disa herë në bark. Në momentin e ngjarjes viktima ndodhej në tavolinë me një mik të tij.
Burime bëjnë me dije se Toni Nake njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Po ashtu, dëshmia e tij para hetuesve nuk ka qenë e qëndrueshme. Ai ka pretenduar se bullizohej shpesh.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.