ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar për atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku u

Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar për atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku u vra me armë zjarri 44-vjeçari Artan Myrtaj.
Sipas “bluve” i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, 73-vjeçari me inicialet XH.S., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Sakaq, policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, me qëllim kapjen e autorëve. Dyshohet se krimi është kryer nga dy persona që po lëviznin me motor dhe që kanë qenë me skafandra, në momentin që hapën zjarr në drejtim të 44-vjeçarit.
“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftim.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.