ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Vllaznia nuk humbet kohë dhe zyrtarizon menjëherë trajnerin e ri që do të pasojë Edi Martinin e shkarkuar. Në pankinën

Vllaznia ka emëruar pa humbur kohë pasuesin e Edi Martinit në pankinë.
Kuqeblutë kanë zyrtarizuar Csaba Lazlon si trajnerin e ri të ekipit të parë. Hungarezi pritet të marrë në dorë drejtimin e shkodranëve dhe të nxjerrë skuadrën nga situata e vështirë e këtij fillimi sezoni.
Konfirmimi erdhi nga vetë klubi. Njoftimi u publikua në rrjetet sociale vetëm pak orë pas shkarkimit të Martinit.
Në komunikimin zyrtar, Vllaznia i uron mirëseardhjen teknikut të ri me një postim të veçantë. "Mirësevjen te Vllaznia, Csaba Lazlo. Eksperiencë ndërkombëtare nga Bundesliga, Skocia, Belgjika, Hungaria dhe drejtimi i dy Kombëtareve. Trajneri i Vitit në Skoci. Trajneri i Vitit në Hungari. Eksperiencë. Personalitet. Ambicie. Një kapitull i ri fillon në Shkodër. Mirë se erdhe, Mister!", thuhet në njoftim.
Gjatë karrierës së tij, Lazlo ka drejtuar emra të njohur. Në CV-në e tij figurojnë klube si Borussia Moenchengladbach, Ferencvaros, Dundee dhe Charleroi.
Në vitin 2004 ai ishte pjesë e stafit teknik të Hungarisë, në rolin e zëvendëstrajnerit. Skuadra e fundit që ka drejtuar është Sepski në vitin 2025. Tani në rrugëtimin e tij shtohet edhe aventura në Abissnet Superiore me Vllazninë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.