ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Situata e zjarreve në vend paraqitet e qetë, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shuar të gjitha 10 vatrat

Pas 24 orësh intensive, situata e zjarreve në Shqipëri është stabilizuar plotësisht. Ministria e Mbrojtjes njofton se asnjë vatër zjarri nuk mbetet aktive apo nën mbikëqyrje në vend.
Të gjitha 10 vatrat e raportuara gjatë kësaj periudhe janë shuar me sukses në pesë qarqet e prekura. Ndërhyrjet u kryen në Dibër, Lezhë, Elbasan, Gjirokastër e Fier, falë bashkëpunimit të shumë strukturave.
Në operacione u angazhuan 174 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse. Shtohet edhe mbështetja e Forcave të Armatosura me 27 efektivë, tri mjete dhe një ambulancë.
Në Dibër u fikën vatrat në Lundrë-Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë. Në Gjirokastër u neutralizua zjarri në Bularat të Dropullit, ku u angazhuan 18 efektivë të MZSH me 3 mjete, forca bashkiake, policore dhe ushtarake.
Edhe në qarqet e tjera u arrit kontrolli i plotë. Në Lezhë u shua vatra në Gallatë të Kurbinrit, që kishte ardhur nga territori i Matit. Në Elbasan u fik zjarri në Librazhd-Katund që kishte prekur pishat. Në Fier u neutralizuan vatrat në Bitaj të Lushnjës dhe në Rërë të Patosit.
Për këto ndërhyrje u angazhuan bashkitë, policia, shërbimi pyjor dhe strukturat e tjera. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin. Kapacitetet operacionale mbeten në gatishmëri për çdo emergjencë të re.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.