ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale gjatë zhvillimit të seancës së sotme

VIDEO/ Tension në Komisionin e Ligjeve, Mziu hap dosjet në sallë dhe replikohet me punonjësen: “Ik shih naj punë tjetër andej matanë”
Sot Komisioni i Ligjeve diskutoi reformën administrativo-territoriale. Gjatë mbledhjes nuk munguan tensionet.
Deputeti demokrat Xhelal Mziu ndau në rrjetet sociale pamje nga salla. Në video ai i afrohet tryezës ku prezantohej projektligji. Hap një nga një dosjet e lëna aty. Sipas tij, ato dalin bosh.
Krahas pamjeve, ai shkruan: “Propagandë komuniste me dosje bosh përpara Kuvendit!” Mesazhin e shoqëron edhe me vlerësimin se “kur mungojnë argumentet, mbeten dosjet bosh dhe propaganda plot”.
Ai e përshkroi skenën si “një shfaqje të vjetër me kostum të ri”. Shtoi shkurt: “shumë zhurmë, zero përmbajtje”.
Ndërsa mbante dosjet në duar, një letër ra në tokë. Punonjësja e administratës ndërhyri menjëherë. I kërkoi të tregohej i kujdesshëm, pasi administrata i kishte marrë në dorëzim dokumentet.
Përgjigjja e deputetit ishte e prerë. “Ik shih naj punë tjetër andej matanë”, iu drejtua ai punonjëses.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.