ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në ditën e 89-të të protestës në Tiranë. I pranishëm në konflikt ishte anëtari

Një përplasje e fortë ka shënuar ditën e 89-të të protestës në Tiranë.
Në konflikt u përfshi anëtari i PD-së, Sali Lushaj, babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi.
Ai së bashku me disa anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto gjatë protestës me simbolin e PD-së, dy gishtat në ajër, duke tërhequr vëmendjen e protestuesve të pranishëm.
Protestuesit iu afruan për t'i larguar, çka çoi në një përplasje mes palëve.
Siç duket edhe në pamjet e publikuara, Lushaj u konfrontua fizikisht me Dritan Goxhajn, një nga nismëtarët e protestës, duke rritur edhe më shumë tensionin në vendngjarje.
Shkruar nga
Java Politikë
redaktor ne ABC24.al — ndjek çdo ditë zhvillimet në rubrikën politikë.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.