ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Zhbllokohet ndeshja në Finlandë, Shqipëria në avantazh në minutën e 4. Krosoi Asllani nga këndorja dhe Manaj shënoi pas goditjes me

Shqipëria e nis me gol në Finlandë, Manaj shënon që në minutën e 4-t
Avantazhi për kuqezinjtë erdhi shumë shpejt në transfertën finlandeze. Ishte minuta e 4-t kur rezultati u zhbllokua.
Kristjan Asllani ekzekutoi një goditje këndi. Rey Manaj u shkëput mirë në zonë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Kombëtarja e drejtuar nga Rolando Maran e ka nisur mbarë këtë edicion të Ligës së Kombeve. Dy fitore në dy ndeshjet e para e kanë ngjitur Shqipërinë në vendin e parë me pikë të plota.
Fillimisht kuqezinjtë mundën 2-0 Bjellorusinë. Më pas triumfuan 3-0 në fushën e San Marinos.
Finlanda ndjek në renditje me 4 pikë. Skandinavët shkatërruan 7-0 San Marinon dhe barazuan pa gola, 0-0, me Bjellorusinë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.