ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dritare TV është djegur. Zjarri në ambientet e Kompleksit Kika 2, ku televizioni online ndodhet me qira, la pas dëme

Dritare TV është djegur. Zjarri në ambientet e Kompleksit Kika 2, ku televizioni online ndodhet me qira, la pas dëme të mëdha në regjinë e transmetimit të televizionit.
Drejtuesja e Dritare TV, gazetarja Rudina Xhunga, rrëfen momentet e vështira kur zjarri, që nisi nga tubat e aspirimit të restorantit “Fish Shop”, u përhap në regjinë e televizionit, ndërsa sapo kishte përfunduar xhirimi i dy emisioneve.
“Po digjeshim”, shprehet Xhunga, duke kujtuar momentet kur prioritet ishte nxjerrja e njerëzve jashtë, fikja e automateve dhe mbërritja e zjarrfikësve, të cilët ajo i falënderon për ndërhyrjen e shpejtë.
Shuarja e zjarrit dhe shkrirja e tubave të shkarkimit të ujërave dhe të shiut shkaktuan përmbytjen e ambienteve. Edhe sot, uji vijon të depërtojë në hapësirat e dëmtuara.
Gazetarja bën të ditur se janë bërë kallëzime në Prokurori dhe Polici, ndërsa përmes një mesazhi u drejtohet ndjekësve të Dritare TV.
“Na falni për këtë periudhë me pak aktivitet! Por do të vijojmë të jemi bashkë”, thotë drejtuesja e televizionit, Rudina Xhunga.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.