ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Reshjet intensive të shiut dhe prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar problematika në zonën turistike të Thethit. Dalja e

Reshjet intensive të shiut dhe prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar problematika në zonën turistike të Thethit.
Dalja e përrenjve nga shtrati ka bërë që uji të vërshojë drejt disa bizneseve turistike, duke depërtuar në ambientet pranë bujtinave dhe duke vështirësuar aktivitetin e tyre.
Situata paraqitet problematike edhe sa i përket furnizimit me energji elektrike. Për shkak të kushteve të krijuara, zona e Thethit vijon të jetë pa energji elektrike prej rreth 24 orësh.
Prurjet e shumta dhe reshjet e vazhdueshme kanë shtuar vështirësitë për banorët dhe operatorët turistikë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.