ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Protestuesit i kanë vënë flakën një ambienti ngjitur me Gjykatën e Lartë. Zjarri, i cili ndodhet në katin e parë

Kati i parë i Gjykatës së Lartë është përfshirë nga flakët pas veprimeve të protestuesve. Zjarri ka shpërthyer në një ambient ngjitur me godinën dhe është përhapur me shpejtësi në pak minuta.
Sirena e alarmit dëgjohet pa ndërprerje, ndërsa tymi ka mbuluar pjesën e poshtme të ndërtesës. Mësohet se edhe dhoma të tjera në të njëjtin kat janë kapur nga zjarri.
Nga flakët është prekur edhe një automjet i parkuar pranë godinës, i cili më pas ka shpërthyer. Në vendngjarje mbërritën ekipet zjarrfikëse. Pas ndërhyrjes së tyre vatra u vu nën kontroll.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.